3 pikë të arta në garën për titull, Manchester City përmbys Crystal Palace
Manchester City ka marrë një fitore të rëndësishme në garën për titullin kampion.
Skuadra e Guardiolës triumfoi 2-4, në transfertën e Crystal Palace. Takimi nisi me “malore” për kampionët e Anglisë, pasi pësuan gol nga Mateta pas vetëm 3 minutash lojë.
City vendosi ekuilibrat e përkohshme me mesfushorin De Bruyne, përpara se Lewis të përmbyste shifrat në fillimin e pjesës së dytë.
Goli i Haaland siguroi fitoren, ndërsa De Bruyne kompletoi dopietën. Vendasit e Palace “tundën rrjetën” me Eduard, në të 86-tën.
Me këtë rezultat, Manchester City është në vendin e dytë me 70 pikë.