3 debutues dhe 4 të rikthyer, Nagelsman shpall listën për turneun në SHBA

3 debutues dhe 4 të rikthyer, Nagelsman shpall listën për turneun në SHBA

Jualian Nagelsman ka zyrtarizuar para pak çastesh listën e lojtarëve, të cilët do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkaura të Amerikës për të luajtur miqësoret me vendasit (14 tetor në Hartford, 21:00) dhe Meksikën (18 tetor në Filadelfia, 02:00).

Në këtë listë ish-trajneri i Bajernit ka surprizuar jo pak me vendimet e tij. Këto dy ndeshje do të jenë të rëndësishme për Robert Andrish (Bajer 04 Leverkusen), Kevin Behrens (Union Berlin) dhe Kris Fyhrish (Shtutgart). Për të tre bëhet fjalë për shansin e jetës pasi kurrë më parë nuk kanë qenë pjesë e përfaqësueses katër herë kampione bote.

Në këtë listë Nagelsman ka habitur me rikthimin e Mats Humels (Borusia Dortmund), Leon Goretcka (FC Bajern), David Raum (RB Lajpcig) dhe portierin Bernd Leno (FC Fulham). Ndërsa bie në sy mungesa e dy lojtarëve të Dortmund siç janë Emre Can dhe Niko Shloterbek dhe Matias Ginter (Frajburg).

“Ne jemi një staf i ri dhe duam që të shikojmë sa më shumë lojtarë në aksion me qëllim që të njihemi me njëri-tjetrin. Kam shumë dëshirë që të shikoj për takimet e radhës lojtarë me dëshirë të madhe për të dhënë kontributin për kombëtaren e Gjermanisë. Dua që të gjithë të jenë të uritur në këtë udhëtim që na pret”, tha Julian Nagelsman.

Skuadra e Gjermanisë do të grumbullohet të dielën në mbrëmje në Frnakfurt dhe të nesërmen do të niset drejt Bostonit.

Të grumbulluarit

Portierë: Oliver Baumann, Bernd Leno, Mark-André ter Shtegen, Kevin Trap

Mbrojtës: Robin Gosens, Mats Humels, David Raum,  Antonio Rydiger, Niklas Syle, Xhonatan Tah, Malik Çio,

Mesfushorë: Robert Andrish, Julian Brandt, Kris Fyhrish, Leon Goretcka, Paskal Groß, İlkay Gyndoğan, Jonas Hofman, Joshua Kimish, Xhamal Musiala, Leroi Sané,  Florian Virtc,

Sulmues: Kevin Behrens, Niklas Fyllkrug, Kai Havertc, Thomas Myler.

Share This