26 vjet nga rënia e Qamil Ilazit, komandant `Bardhit` nga Kaçaniku

26 vjet nga rënia e Qamil Ilazit, komandant `Bardhit` nga Kaçaniku

Sot shënohet 26 vjetori i rënies së Komandantit të Brigadës 162 “Agim Bajrami” (Kaçanik) Qamil Ilazi-Komandant `Bardhi`.

Me rastin e 26 vjetorit të rënies së Komandantit të Brigadës 162 “Agim Bajrami” Qamil Ilazi- Komandant Bardhi dhe dëshmorëve Selim Shehu, Rizvan e Xhezair Bela, Sakip Mulaku e Ejup Dushkaja, Burhan Zeneli e Hesat Axhami si dhe martirët: Hajdin Bela, Zejnete Avdiu, Selvete e Miradije Kuka dhe Osman Jezerci, nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës Besim Ilazi në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Kaçanik dhe me Këshillat Organizues të fshatrave Kaçanik i Vjetër, Gjurgjedell dhe Llanishtë, organizohen manifestime përkujtimore në Gjurgjedell, Llanishtë, Te Vezt, kurse Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Kaçanik.

Komuna e Kaçanikut njofton se mnifestimi Qendror mbahet në Kaçanik të Vjetër.

Në këtë përvjetor mbahet edhe finalja në futboll në Turneun Memorial ” Bardhi 2025“, raporton rtk.

Share This