26 vjet nga Beteja e Çabratit

26 vjet nga Beteja e Çabratit

Në Gjakovë sot kujtohet 26 vjetori i Betejës së Çabratit, në të cilën për lirinë e Kosovës u flijuan dhjetëra dëshmorë e martirë të kombit.

Datat 7, 8 dhe 9 maj të vitit 1999, për shumë nga qytetarët e Gjakovës, që atëbotë ishin në qytet, kujtojnë momentet e luftimeve të ashpra mes forcave të UÇK-së dhe policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë.

Sot më  7 Maj 2025, në nderim të Ditës së Betejës së Çabratit, mbahen homazhe për me përkujtuar e nderuar dëshmorët e martirët që ranë për lirinë e Kosovës, raporton rtk.

Në Ora 10:00, mbahen homazhet te lapidari i dëshmorit Ahmet Gjikollit n’qendër të Pejës tek sheshi i heronjve.

Në Ora 11:30, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Gjakovë,  kurse në Ora 12:00, homazhe te Varrezat e Martirëve në Kodren e Çabratit.

Share This