200 ndeshje me kombëtaren e Portugalisë, Cristiano Ronaldos i bëjnë nderimin special
Ditë speciale për Cristiano Ronaldo, i cili është nderuar sot nga të gjithë pas arritjes së shifrës së 200 ndeshjeve me kombëtaren e Portugalisë.
Pa filluar ndeshja, drejtuesit e Federatës Portugeze të Futbollit nderuan Ronaldon me një çmim.
Përveç kësaj, tifozët portugez në “Estadio do Dragao” kishin përgatitur një koreografi speciale për idhullin e tyre.
Në tribunë, nëna dhe familja e Ronaldos u panë të emocionuar, kur sulmuesi po nderohej nga i pari i federatës.
Ndërkohë Ronaldo ua shpërbleu këtë nderim duke gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 29-të nga pika e bardhe e penalltisë në duelin ndaj Sllovakisë.