20 vite Tifozat Kuq e Zi, grupi lajmëron festën e madhe: Do jemi në të mirë dhe në të keq

20 vite Tifozat Kuq e Zi, grupi lajmëron festën e madhe: Do jemi në të mirë dhe në të keq

Tifogrupi më i madh i kombëtares së Shqipërisë, Tifozat Kuq e Zi festojnë këtë nëntor datëlindjen e 20-të.

Nëpërmjet një komunikate në faqen e tyre zyrtare në rrjetet sociale, TKZ bën të ditur se do të organizojë një festë madhështore, detajet e së cilës do t’i lajmërojë në ditët në vijim.

Ndër të tjera, TKZ thekson se do të jenë gjithmonë në mbështetje të ngjyrave kuqezi si në ditët e mira ashtu edhe në ato të vështira.

Komunikata e TKZ:

Share This