20 vite bashkë por s’u martuan asnjëherë, Ibrahimovic tregon arsyen e moskurorëzimit me bashkëshorten
Zlatan Ibrahimovic dhe Helena Seger janë në një lidhje prej më shumë se dy dekadash dhe kanë bashkë dy djem.
Ai ka folur për martesën në një intervistë të re. Në fakt, prezantuesi Piers Morgan e pyeti pse ai nuk i kërkoi kurrë të martohej me të.
“E pyeta. Ajo tha ‘jo’”, tha ai, gjë që e habiti Morganin. Ibrahimovic shtoi se ajo është një grua e fortë.
Ai i propozoi asaj disa vite më parë.
“I thashë: “Pas 20 vitesh, ti e meriton të martohesh me mua. Ajo tha: “Nuk kam nevojë të martohem me ty që të jem me ty”, ka treguar ai.
Më pas ai përmendi se sa e lezetshme ishte përgjigja e saj dhe se ajo meritonte më shumë respekt.
Ai beson se jo gjithmonë duhet të jetë ai që fiton.
“A do të vazhdoni të përpiqeni?”, pyeti Morgan.
“Jo. Ajo kishte një shans. Ajo nuk do të ketë një tjetër. Ajo ka dy djem me mua, dhe kjo është shumë më e rëndësishme se martesa”, tha ai, transmeton Telegrafi.
Helena më parë tha se martesa do të prishte ndjenjën e saj të lirisë.
“Nuk dua të etiketohem vetëm si gruaja e një futbollisti apo fituese e konkursit të bukurisë”, shtoi ajo.