28 milionë euro, talenti anglez te Newcastle, tërbohen tifozët e Chelseat

28 milionë euro, talenti anglez te Newcastle, tërbohen tifozët e Chelseat

Newcastle është afër sigurimit të përforcimit të radhës. Klubi anglez ka firmosur deri tani me emra si Sandro Tonali, Harvey Barnes, Tino Livramento dhe Yankuba Minteh.

Duke shtuar kualitetin dhe konkurrencën në skuadrën e Eddie Howe, që këtë sezon do të garojë edhe në grupet e Champions League.

Objektivi i radhës është Lewis Hall, 18-vjeçari i talentuar i linjës së majtë. Hall është një produkt i akademisë së Chelseat, ndërkohë që këtë verë i është bashkuar skuadrës së parë.

Adoleshenti debutoi gjatë vitit të kaluar me kombëtaren U19 të Anglisë. Newcastle ka gati 28 mln paund për kartonin e tij. Dhe akordi final është arritur në parim.

Një gjë e tillë ka zemëruar tifozët e Chelsea, të cilët kanë shpërthyer në kritika ndaj klubit. Pasi nuk duan që të shitet një futbollist që ka një potencial të madh dhe një të ardhme të ndritur përpara.

Nga ana tjetër, tekniku Howe po pret marrëveshjen zyrtare mes klubeve për ta patur të gatshëm anësorin e majtë anglez.

Newcastle e nisi sezonin e ri në Premier League me suksesin 5-1 ndaj Aston Villa. Bardhezinjtë i pret sonte në mbrëmje (e shtunë) transferta më e vështirë e kampionatit.

Kundër kampionëve të Manchester Cityt në “Etihad”, përballje që do të transmetohet në SuperSport 3 (21:00).

Share This