19-vjeçari çmend United, gati oferta 100 milionë euro
Manchester United është duke përgatitur një ofertë për mesfushorin e Benfica-s, Joao Neves.
I riu po shfaqet si një objektiv kryesor i merkatos së verës për Manchester United.
Në kontratën e Neves është një klauzolë blerjeje prej 120 milionë euro, megjithatë United synon të arrijë një marrëveshje për 100 milionë euro, sipas Record.
19-vjeçari ka një kontratë deri në verën e vitit 2028.
Mesfushori mbrojtës ka shënuar tre gola dhe ka dhënë dy asiste në 47 ndeshje zyrtare deri më tani këtë sezon.