184.3 milionë euro tatime të mbledhura për janar – shkurt

184.3 milionë euro tatime të mbledhura për janar – shkurt

Administrata Tatimore e Kosovës se ky viti i ri fiskal do të jetë i reflektuar nga sukseset e vitit të kaluar.

Sipas ATK-së, viti i kaluar ishte një vit i jashtëzakonshëm për ATK-në, në aspektin e realizimit të objektivave, por edhe i vlerësimeve nga institucionet ndërkombëtare.

“Në vitin 2024 janë mbledhur të hyra rekorde, duke tejkaluar parashikimet dhe duke konfirmuar angazhimin e menaxhmentit dhe stafit të ATK-së për një sistem tatimor efikas, të drejtë dhe transparent”.

“Sot raportojmë për tendencën e rritjes së qëndrueshme të të hyrave tatimore për këtë vit. Të dhënat statistikore për dy muajt e parë të vitit 2025 tregojnë se këto të hyra premtojnë realizimin e projeksionit të planifikuar. Janë gjithsejtë 184.3 milionë euro tatime të mbledhura vetëm për këta dy muaj, që në krahasim me janar-shkurt nga vitit 2024 janë 7.2 % më shumë, apo 12.3 milionë euro”, ka njoftuar ATK-ja.

ATK-ja ka theksuar se në muajt në vijim do të vazhdojë me intensifikimin e angazhimit për të lehtësuar përmbushjen vullnetare të tatimeve, për të rritur mbikëqyrjen dhe për të përmirësuar mekanizmat e institucionit.

“Do të vazhdohet gjithashtu me implementimin e projekteve dhe reformave të reja, që synojnë rritjen e disiplinës tatimore dhe përmirësimin e ambientit të të bërit biznes”, ka njoftuar ATK-ja.

Share This