14 viktima të pafajshme të vrarë në sulmin e New Orleans, konfirmon FBI-ja
Christopher Raia, zëvendës ndihmës drejtor i divizionit kundër terrorizmit të FBI-së, deklaroi se 14 “viktima të pafajshme” u vranë në këtë “sulm të tmerrshëm” dhe të paktën 35 të tjerë u plagosën, duke iu referuar sulmit në New Orleans të ShBA-së kur burri u përplas me një turmë në rrugën Bourbon me një kamionçinë.
I dyshuari për sulmin veproi i vetëm, tha FBI, duke e përshkruar ngjarjen vdekjeprurëse si “një akt terrorizmi”.
“Ne nuk mund ta lehtësojmë pikëllimin që po ndjejnë njerëzit në këtë komunitet dhe në mbarë vendin në këtë kohë”, thotë ai, duke shtuar se “ne qëndrojmë me ju”.
Numri total i të vdekurve është 15, ku përfshihet edhe sulmuesi.