
13 vite pasi e kafshoi, Evra sfidon Suarezin një duel në artet marciale
Patris Evra ka sfiduar armikun e tij të vjetër, Luis Suarez, që të përballen në një ndeshje të arteve marciale të përziera muajin e ardhshëm, plot trembëdhjetë vite pas debatit famëkeq ku uruguaiani u akuzua nga francezi për racizëm.
43-vjeçari, i vari këpucët në gozhdë në korrik të 2019-ës, pas 734 ndeshjeve në futbollin profesionist, duke fituar 20 trofe në 21 vjet. Ndërkohë, Suarez është ende duke luajtur në MLS, ku aktivizohet për Inter Miami.
Gjashtë vjet pas largimit nga futbolli, ish-mbrojtësi i majtë i Unitedit ka ndërruar këpucët me doreza dhe ka debutuar për Ligën Profesionale të Luftëtarëve (PFL) në eventin e tyre në Paris më 23 maj.
Kundërshtari i tij ende nuk është konfirmuar, pavarësisht se eventi është më pak se një muaj larg. Evra deklaroi në mediat sociale se dëshiron të luftojë me Suarezin, të cilin e akuzoi për abuzim racor në vitin 2011 gjatë një barazimi 1-1 mes United dhe Liverpool.