Tirana, kryesuese e Ligës “Gjergj Kastrioti”

Tirana, kryesuese e Ligës “Gjergj Kastrioti”

Tirana në volejboll për meshkuj është kryesuese e grupit B të Ligës “Gjergj Kastrioti”, teksa ka fituar të dielën 3-0 me Dritën e Gjilanit.

Për trajnerin e bardhebluve, Arben Sako, skuadra vazhdon të jetë në ndërtim e sipër. Ndërkohë kryetekniku i kosovarëve, Idriz Berisha, pranon që skuadra kishte probleme.

“I vlerësuam kundërshtarët si dje, ashtu dhe sot. Mendoj që djemtë po vijnë dhe po e rrisin perfomancën e tyre. Siç e kam shprehur dhe po e shpreh dhe tani, Tirana është një ekip për t’u mundur”, tregoi Sako

“E nisëm ndeshjen mirë, por nuk e përfunduam ashtu siç duhej”, nënvizoi Berisha

Shein Guilherme për mirë, apo për keq, por për Dritën e Gjilanit është lojtar i domosdoshëm, ndërsa për bardheblutë i bën mirë që të vazhdojë të luajë në Kosovë.

“Janë marrë disa lojtarë për provë. U mor dhe Guilhermi. Një lojtar shumë i mirë me performancë shumë të mirë. Por për ato nivele që do Tirana, Guilhermi është më mirë të luajë në Kosovë”, nënvizoi trajneri i Tiranës

“Jemi të kënaqur me atë lojtar. Bën punë shumë mirë prapa, ndoshta në sulm nuk është dhe aq. Por në vijën e dytë është i domosdoshëm”, deklaroi Berisha.

Tirana e Drita me objektivin për ta fituar Ligën “Gjergj Kastrioti”.

“Do të bëjmë të pamundurën që edhe këtë kupë të Ligës “Gjergj Kastrioti” ne ta fitojmë”, përfundoi Sako

“Ne do të kemi dhe një përforcim dhe besoj se do të forcohemi dhe më shumë”, tha Berisha. /rtsh/

Share This