120 vite pritje, Leverkusen i Xhakës shpallet kampion nëse mund Werderin

120 vite pritje, Leverkusen i Xhakës shpallet kampion nëse mund Werderin

Dita e sotme mund të hynë në histori. Ecuria e Bayer Leverkusen mund të arrijë kulmin sot.

Një rrugë praktikisht e qartë, 24 fitore nga 28 ndeshje të luajtura në Bundesligë, vetëm katër barazime dhe asnjë humbje. Pritet vetëm verdikti i fundit, hapi i fundit. Një ndeshje që mund të nisë një festë të pritur prej 120 vitesh.

Në rast suksesi ndaj Werder Bremenit, kuqezinjtë do të fitonin matematikisht titullin e tyre të parë si kampionë të Gjermanisë.

Aktualisht diferenca me Bayern Munich është 13 pikë dhe nëse Leverkusen fiton përballë Werderit pasditen e sotme atëherë do të shpallej matematikisht kampion i Gjermanisë, për herë të parë në historinë e klubit, 5 javë para përfundimit të Bundesligës.

Share This