12 vjeçari nga Skenderaj e gjen kuletën me 2500 €, ia kthen policisë
Një veprim shembullor ka ndodhur dje në Skenderaj, ku një djalë 12 vjeçar ka gjetur një portofol me 2500 euro dhe me dokumentet personale të pronarit dhe më pas ia ka dorëzuar policisë.
“Shembull i mirë i qytetarit dymbëdhjetëvjeçar B.A nga Skenderaj, i cili dje në orët e mbrëmjes kishte gjetur një portofol, të cilin menjëherë e kishte dorëzuar në Stacionin Policor në Skenderaj. Policia ka verifikuar dokumentacionin në portofol dhe ka konstatuar se përpos dokumentacioneve të rëndësishme, në portofol gjendej një shumë e parave prej 2500 euro. Policia ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i përkiste portofoli dhe i kishte kthyer atij portofolin me paratë dhe dokumentacioni, thuhet në raportin e policisë, raporton rtk.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, falënderon qytetarët për besimin dhe veprimet e ndërgjegjshme.