12-shja e Dardanëve për sfidën me Zvicrën dhe Irlandën

12-shja e Dardanëve për sfidën me Zvicrën dhe Irlandën

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, do të përballet me Zvicrën dhe Irlandën në parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2027.

Kosova sfidën e parë e luan nesër mbrëma në Bern kundër Zvicrës, derisa skuadra jonë tri ditë më vonë në Dublin ballafaqohet me Irlandën.

Dardanët për këto dy ndeshje tejet të rëndësishme, përgatitjet i kanë filluar më 12 nëntor nën udhëheqjet e përzgjedhësit të ri, Jean-Denys Choulet, derisa sot është zhvilluar stërvitja e fundit në Prishtinë, ku Jean-Denys Choulet, ka zgjedhur 12shen përfundimtare.

Sipas Federatës së Basketbollit të Kosovës, për shkak të lëndimit nuk do të jetë Musab Mala, derisa në fund probleme me lëndime kanë pasur edhe Valon Bunjaku dhe Samir Zekiqi, duke mos arritur të jenë të gatshëm për këto ndeshje. Dominic Artis është rikthyer te Kosova.

“Atmosfera në ekipin dardan ka qenë mjaft e mirë nga fillimi deri në fund, duke u përgatitur maksimalisht për këto dy ndeshje”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Kujtojmë se Kosova ka një fitore dhe një humbje, derisa Zvicra ka dy fitore në dy ndeshje. Azerbajxhani ka po ashtu një fitore e një humbje, kurse Irlanda është e fundit me dy humbje.

12shja e Kosovës

Dardan Berisha

Meriton Ismaili

Arti Hajdari

Gëzim Morina

Arian Qallaku

Lis Shoshi

Mikaile Tmusiq

Erjon Kastrati

Dardan Kapiti

Rron Ukaj

Dominic Artis

Muhamedali Janjeva

Përzgjedhës: Jean-Denys Choulet

Ndihmëstrajnerë: Bujar Loci, Dritëro Sefaja dhe Andin Rashica

Share This