112 vite Pavarësi, Begaj: Të çojmë përpara arritjet e Shqipërisë

112 vite Pavarësi, Begaj: Të çojmë përpara arritjet e Shqipërisë

Presidenti Bajram Begaj ka uruar sot nga Sheshi i Flamurit në Vlorë të gjithë shqiptarët për Festën e Pavarësisë.

Begaj ka ftuar të gjithë bashkëatdhetarët që në çdo iniciativë që ndërmarrin, të çojnë përpara arritjet e kombit shqiptar.

Gëzuar Festën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit! Nga sheshi historik i Vlorës, simboli i arritjes madhështore të 28 Nëntorit 1912 , i vlerave që çmojmë, bashkimit të vullneteve në emër të Shqipërisë e për të ardhmen e saj, ju uroj gëzuar.

Kudo ku janë bashkëatdhetarët tanë, i ftoj nga Vlora  e pavarësisë që, në çdo angazhim që kanë e iniciativë që ndërmarrin, të kenë vetëdijen e vendosmërisë, bukurisë, sakrificës, e të çojnë përpara arritjet e Shqipërisë e kombit shqiptar”, tha Begaj.

Presidenti i Republikës krah autoriteteve më të larta të Shqipërisë dhe Kosovës vendosi kurorën me lule në vendprehjen e Ismail Qemalit, raporton rtsh.

Share This