101 gola në Serie A, ky është viti i Lautaros
Lautaro Martinez po kalon një moment të artë.
Sulmuesi dhe kapiteni i Interit po bëhet protagonistë me golat e tij javë pas jave, duke u kthyer në liderin e padiskutueshëm të skuadrës së drejtuar nga Simone Inzaghi.
Argjentiansi shënoi dy herë në transferën e djeshme kundër Leçes dhe kaloi kufirin e 100 golave në kampionatin Italian. 101 janë golat e shënuar nga Lautaro me fanellën e Interit në Serie A dhe tashmë ai është futbollisti i 93-të në histori që kalon kufirin e 100 golave në kampionatin Italian dhe i 33-ti që arrin këtë kuotë që nga viti 2000 e deri më sot.
Ky është sezoni i tij, pasi në 23 ndeshje të luajtura (1891 minuta) ka shënuar 22 gola, me një mesatare prej 0,96 gola për ndeshje, ose shënon një gol çdo 86 minuta.
Lautaro kryeson i shkëputur renditjen e golashënuesve në Serie A dhe synon që të thyejë rekordin e vendosur nga Higuain dhe Immobile që kanë mbyllur kampionatin me 36 gola të shënuar.