10 gola në La Liga, Myrto Uzuni kalon Granadën në avantazh

10 gola në La Liga, Myrto Uzuni kalon Granadën në avantazh

Myrto Uzuni shënoi golin e radhës në La Liga, duke kaluar Granadën në avantazh përballë Alavesit.

Ishte minuta e nëntë kur sulmuesi i kombëtares shqiptare ekzekutoi saktë një penallti. Duke gjetur golin e dhjetë në kampionatin spanjoll.

Avantazh i rëndësishëm për Granadën, që shpreson të t’i japë fund ecurisë negative prej pesë humbjesh radhazi, raporton SS.

Skuadra andaluziane renditet e parafundit, duke qenë shumë pikë larg zonës së shpëtimit.

Share This