𝐃𝐫𝐢𝐥𝐨𝐧 𝐇𝐚𝐱𝐡𝐢𝐣𝐚𝐣 𝐝𝐡𝐞 𝐉𝐞𝐭𝐦𝐢𝐫 𝐆𝐚𝐬𝐡𝐢, 𝐯𝐞𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐟𝐚𝐧𝐞𝐥𝐥𝐞̈𝐧 𝐞 𝐃𝐚𝐫𝐝𝐚𝐧𝐞̈𝐯𝐞

𝐃𝐫𝐢𝐥𝐨𝐧 𝐇𝐚𝐱𝐡𝐢𝐣𝐚𝐣 𝐝𝐡𝐞 𝐉𝐞𝐭𝐦𝐢𝐫 𝐆𝐚𝐬𝐡𝐢, 𝐯𝐞𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐟𝐚𝐧𝐞𝐥𝐥𝐞̈𝐧 𝐞 𝐃𝐚𝐫𝐝𝐚𝐧𝐞̈𝐯𝐞

Dy talentët e mëdhenj të futsallit, Drilon Haxhijaj dhe Jetmir Gashi, do t’i mbrojnë ngjyrat e vendit të tyre të lindjes, Kosovës, në eliminatoret e ardhshme.

Kjo u arrit fal punës së madhe të drejtuesve të futsallit kosovar dhe bisedave konstruktive që kishin me lojtarët.

Dyshja më parë kishin bisedime me Kombëtaren e Shqipërisë, ku edhe zhvilluan ndeshje miqësore, por insistimi ynë dhe besimi në talentin e tyre, ka bërë që ata të kthehen të luajnë për Kombëtaren e Kosovës.

𝐃𝐫𝐢𝐥𝐨𝐧 𝐇𝐚𝐱𝐡𝐢𝐣𝐚𝐣 është 20 vjeçar dhe aktualisht mbron ngjyrat e FC Drenicës. Ai stinorin vjeshtor e ka mbyllur si top shënues i Lirimi Superligës së Kosovës dhe 10 gola.

Haxhijaj shquhet për shpejtësinë e tij dhe qetësinë para portës, ku me këto kualiteti do t’i ndihmojë shumë Kombëtares së Kosovës në të ardhmen.

𝐉𝐞𝐭𝐦𝐢𝐫 𝐆𝐚𝐬𝐡𝐢 në anën tjetër është 23 vjeçar dhe aktualisht luan te FC Vjosa. Sezonin e shkuar ai ishte top shënuesi i dytë i kampionatit, duke shënuar plot 30 gola.

Edhe Gashi njihet për driblim, shpejtësi dhe saktësi para portës, duke e bërë një lojtar shumë të rrezikshëm për ekipet kundërshtare.

Share This